Albania

Albania

Ndihmo për të mbrojtur gjitarët e Evropës duke dhuruar tani!

Fondacioni i Gjitarëve të Evropës ka ndërmarrë një projekt të ri afat-gjatë të titulluar "Gjitarët e Evropës në Harta", dhe kërkon Donacione për të përmbushur qëllimet e këtij projekti.

Objektivat e projektit janë:

1. të përcaktojë përhapjen gjeografike të reth 270 llojeve të gjitarëve në Evropë, duke mbuluar një territor prej 11.442.500 km², dhe, përmes këtyre të dhënave, të publikojë Atlasin e Gjitarëve të Evropës (botimi 2-te) në vitin 2024. Në këtë Atlas, për sejcilin lloj, do të ketë një foto të bukur me ngjyra, një hartë të shpërndarjes dhe një tekst të shkurtër me informacion interesant mbi llojin të shkruar nga një specialist. Njohja e përhapjes gjeografike të llojeve është thelbësore për mbrojtjes e tyre.

2. të stimulojë, njëkohësisht, rritjen e kërkimit shkencor për gjiratët në Evropë.

Projekti menaxhohet nga një Grup Drejtues prej 11 shkencëtarësh profesionistë dhe menaxherë të ruajtjes, i cili kordinon punën e Kordinatorëve Kombëtare në 42 shtete. Kordinatorët Kombëtarë mbikqyrin punën që lidhet me studimin e gjitarëve në nivel kombëtar. Mijëra njerëz në mbarë Evropën po kontribojnë në grumbullimin e të dhënave.

Sponsorizimi është një nevojë urgjente për të blerë materiale si kamera, tuba për gjurmët e gjitarëve për të identifikuar praninë e llojeve të ndryshme si dhe për të mbuluar shpenzime të tjera. Kjo është e vërtetë veçanërisht për të mbështetur shkencëtarët në vendet ku mungon ose është shumë e vështirë mbështetja financiare nga qeveritë vendase, por që strehojnë diversitetin llojor më të lartë të gjitarëve, shumë prej të cilëve janë të rrezikuar.

Në se dëshiron të ndihmosh në mbrojtjen e Gjitarëve të Evropës, dhuro tani!

Help to protect Europe’s mammals by

Scroll to top